Zyrtare/ Paul Pogba do të humbasë Kupën e Botës për shkak dëmtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, do të mungojë në Kupën e Botës në Katar, teksa vazhdon rehabilitimin nga një dëmtim në gju i pësuar në korrik.

Pogba nuk ka luajtur për Juventusin që nga ribashkimi këtë verë, pasi kishte këputur meniskun e tij në gjatë stërvitjeve para-sezonale.

Agjenti i Pogba, Rafaela Pimenta tha në një deklaratë: “Pas shqyrtimit mjekësor të djeshëm dhe të sotëm në Torino dhe Pittsburgh, është jashtëzakonisht e dhimbshme të informohet se Paul do të ketë ende nevojë për kohë rikuperimi nga operacioni i tij. Për këtë arsye, Paul nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Juventusin dhe as me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës Katar 2022”.

“Nëse mendimet e dëshiruara do t’i ndryshonin gjërat, Paul do të luante nesër. Por ajo që ndryshon gjërat janë puna e palodhur, qëndrueshmëria dhe disiplina, të gjitha këto janë të vetmet gjëra në mendjen e Paulit në këto kohë sfiduese. Pogba do të vazhdojë të punojë duke dhënë më të mirën për tu kthyer në fushë për tifozët dhe ekipin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”.

Juventus dha një përditësim mbi gjendjen e tij të hënën pa përmendur në mënyrë eksplicite se ai do të humbiste turneun, duke thënë: “Në dritën e ekzaminimeve radiologjike të fundit dhe konsultimit të kryer në Pittsburgh nga profesor Volker Musahl për vlerësimin e gjurit të tij, Paul Pogba duhet të të vazhdojë programin e tij të rehabilitimit”.

Mesfushori konfirmoi, përmes një video të postuar në Twitter muajin e kaluar, se ai kishte pësuar një operacion të suksesshëm në një dëmtim në gju dhe shtoi se ai mbetet i fortë mendërisht pavarësisht spekulimeve rreth jetës së tij personale.

Lexo edhe :  Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Por përditësimi i fundit vjen si një tjetër goditje për francezin, i cili ka humbur 59 ndeshje për klubin dhe kombëtaren që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Kjo do të thotë gjithashtu se trajneri i Francës, Didier Deschamps do të jetë pa të dy mesfushorët qendrorë që luajtën finalen e Kupës së Botës në Rusi katër vjet më parë, duke pasur parasysh lajmet e fundit se N’Golo Kante do të humbasë turneun pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një problem të kofshës.

Të fundit

Vjosa Osmani: “Ju zbuloj kur mësuam veprimet e Serbisë në kufi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin...

Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

Është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë, e cila tentoi të vriste veten. Përmes një njoftimi,...

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United,...

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila përfshin masa të reja për...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV