1 nëntor – Festa e të gjithë Shenjtërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

«Të gëzojmë të gjithë në Hyjin në këtë festë….» kështu thotë antifona hyrëse. Kisha aktive e nderon Kishën triumfuese dhe i bën nderimet që nuk mund t’ia bëjë veçanërisht – siç ndodh në kalendarin e krishterë – me turmën e pallogaritshme të shenjtërve që popullojnë mbretërinë e qiejve. «Lum skamnorët në shpirt, e tyre është mbretëria e Hyjit», premton Jezusi në diskutimin e malit. Kush janë skamnorët sipas Jezusit? Janë «të dashurit e Hyjit», po të përdorim një shprehje të Isaisë. Me të varfërit e kanë përvetësuar mbretërinë e Hyjit zemërbutët, të pastrit në zemër, të mëshirshmit, pajtuesit, ata që vuajnë dhe që kanë uri e etje për drejtësi në një botë ku mbizotëron gjithnjë ligji i më të fortit, të persekutuarit për shkak të drejtësisë dhe ata që janë viktima të pafajshme të shpifjeve, të thashethemeve, të fyerjeve publike ose të poshtërimeve nga ana e manipoluesve të opinionit publik. Duke shfletuar faqet e këtij libri lexuesi ka mundur të ballafaqohet me këto dëshmi tek të gjithë shenjtërit që kanë pasur besim në premtimin e mbretërisë së qiejve, pavarsisht nga turpi i dhunës, poshtërimeve, e përqeshjeve shenjë e të cilave janë bërë, dhe mbi të gjitha të provës ekstreme të martirizimit, të dhimbjes fizike e morale, të humbjes së dukshme të së mirës dhe të triumfit të keqbërësve. Me të gjithë këta shenjtër «që kanë kaluar në jetë më të mirë» besimtarët janë të ftuar të gëzojnë e të galdojnë. Feja na siguron, thotë shën Pali, se jemi me të vërtetë bijtë e Hyjit dhe trashëgimtar të mbretërisë, por ky realitet nuk është përmbushur komplet në trupin tonë prej mishi. Jetojmë në shpresë, dhe kjo shpresë bëhet siguri e gjërave të besuara. Fillimet e kësaj feste datojnë në shekullin e IV. Në Antioki kremtohej të dielën e parë pas Rrëshajve. Në shekullin VII data u caktua me 13 maj, dita e kushtimit të Panteonit Shën Marisë së martirëve. Në atë ditë nga kësula e kupolës së madhe hidhej një shi trëndafilash të kuq. Gregori IV e vendosi kremtimin me 1 nëntor, pas të korrave vjeshtore, kur ishte më e lehtë të sigurohej ushqimi për shtegtarët e shumtë që pas punëve verore shkonin në shtegtim në Qytetin e martirëve.

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV