Byrektorja e shqiptarit shkon në Netflix/ Pronari tregon ‘sekretin’ e recetës 50-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh, e sidomos të rinjtë shqiptarë, kalojnë kohë të konsiderueshme në Netflix, gjigandin e filmave dhe serialeve ndërkombëtare.

Mirëpo, sa krenarë mund të ndihesh kur sheh qoftë edhe ndonjë element shqiptar? Pa dyshim shumë.

Së fundmi, byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix. Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983.

Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”. Ndërkohë, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adnani tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.

“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë.

Djali im po vazhdon, djali i  vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika.Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.

Në moshën 16-17 vjeç i shikoja që bënin byrek dhe e provova. Mbarova shkollën e mesme, shkollën nuk e vazhdova se filloi lufta. Byreku jonë ka të veçantë që brumi hapet me dorë.

Duhet lënë nja 2 orë e gjysmë deri në 3. Ne e bëjmë me 3 dhe 4 petë. Kemi 6 lloje byrekësh me shije të ndryshme, nga gjiza, mishi, deri te patatja”, u shpreh Adnani.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV