Christian Vieri kritikon Lukakun: Është absurd një dëmtim tjetër, nuk është trajnuar mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur në “BoboTV” në Twitch, Christian Vieri u ndal te fitorja e Interit ndaj Sampdorias: “Mkhitaryan, kur Brozovic të kthehet, për mendimin tim do të përfundojë në pankinë. Nëse nga 11 lojtarë të formacionit të Interit, 9 janë në formë të mirë, ata fitojnë. Zikaltrit janë shumë më të fortë se të tjerët, pastaj goli i Barella, çfarë ndalese! Vërtet bukur.

Lukaku? Tashmë ka dy muaj e gjysmë jashtë fushave, me duket absurd një dëmtim tjetër. Nëse ka problem në të njëjtin vend do të thotë që nuk është trajtuar mirë.

Pas dy muajsh prisnim rikthimin e tij, tani do të mungojë sërish. Bah…” Sikurse duket, nuk ka paqe për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg sapo ishte kthyer nga dëmtimi në përkulësit e kofshës së majtë dhe përsëri detyrohet të ndalojë për shkak të miotendinozës së kërdhokullës së të njëjtës kofshë. Simone Inzaghi pra e humb atë për ndeshjen e Champions-it ndaj Bayern Munich dhe pothuajse me siguri kundër Juventusit. Klubi zikaltër bën të ditur se kushtet e Lukakut do të rivlerësohen brenda pak ditësh. Ekziston një mundësi konkrete që pjesa e parë e sezonit të ketë përfunduar tashmë për të.

Rikthimi te zikaltrit deri më tani ka qenë zhgënjim për “Big Rom”. Vetëm 5 paraqitje, 4 në Serie A dhe një në Champions League, kundër Viktoria Plzen, ku gjeti edhe golin pas dy muajsh mungesë. Dhe të mendosh se fillimi i sezonit përkoi me një gol ndaj Lecce në javën e parë, pastaj 60 ditë jashtë fushave të blerta për 12 ndeshje të humbura në total.

Rikthimi në Champions League, të mërkurën e kaluar, u shënjua nga goli i tij në fitoren 4-0 dhe 22 minuta të tjera të shtunën kundër Sampdorias. Inzaghi mendoi se kishte gjetur referencën e tij sulmuese, të cilën do të kishte dashur t’i jepte më shumë minuta kundër Bayern Munich, më pas ta përdorte si titullar kundër Juventusit.

Lexo edhe :  Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi uruguaian prezantohet në Arabi

Asgjë nga këto, do t’i mbetet ende Lautaro Martinez, Dzeko dhe Correa që të tërheqin sulmin e Interit, duke shpresuar që nga janari e në vazhdim Lukaku të gjejë përfundimisht shëndetin dhe formën e nevojshme për një pjesë të dytë të sezonit si protagonist.

E shqetësuar është edhe Belgjika. Një ndalesë e tillë një muaj para Kupës së Botës nuk premton mirë, pasi gjymtyra e prekur është e njëjtë me dëmtimin e gushtit. Në ditët në vijim do të dihet më shumë, madje është i interesuar edhe trajneri Martinez.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV