Lëvizjet me charter/ Berisha ngul këmbë që Rama të dorëhiqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen për atë që e quan skandal në lidhje me udhëtimet jashtë vendit me avionë charter.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sërish Edi Ramës të dorëhiqet si drejtues i qeverisë. Tashmë që Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë ka vendosur të protestojë më 12 nëntor, Berisha po e “paraprin” Ramën që të heqë dorë. Edhe dje Berisha ka përdorur argumentin e lëvizjes me charter për të dhënë dorëheqje Rama. Sipas Berishës, Rama ka shpenzuar me udhëtimet me chartera më shumë se byroja komunistet gjatë viteve të saj në pushtet. “Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi është i vetmi kryeministër që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i shfrenuar. Janë më shumë seç ka realizuar byroja në 22 vite”, tha Berisha. Më tej, kreu i demokratëve iu rikthye sërish çështjes së inceneratorëve. Për Berishën, shumë prej të akuzuarve për këtë aferë po bëjnë presion që të lirohen nga akuzat, ndërkohë që shtoi se çdo javë derdhen para në llogaritë personale të Ramës. “Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard, moral ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij dhe pushtetin e tij”, tha Berisha. Sipas tij, Edi Rama është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura nga taksapaguesit sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet për djegësit. “Sipërmarrja e Edi Ramës, e djegësve Tiranë, Fier, Elbasan është e vetmja në Evrope me imuniteti me të cilin shpallen në kërkim formalisht menaxherët dhe drejtorët, por faktikisht ndonëse të gjitha objekte krimi nuk konfiskohet asgjë dhe ata shëtisin të lirë dhe kanë nisur presionin për tu çliruar nga akuzat. Çdo javë shkon në kontot bankare të Ramës dhe ministrave të tij. Drejtësia ndaj këtij akti kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë Alqi Bllako tani janë punonjësit e tjerë të kësaj sipërmarrje ata të cilët i kërkojnë Ramës çlirimin nga akuzat”, përfundoi Berisha.

Të fundit

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Lajme të tjera

Web TV