“16 mijë euro shishja e verës”/ Rama ‘fut në sherr’ Frrok Çupin dhe Klevis Balliun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi dhe shefi organizativ i PD-së Klevis Balliu janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e Euronews.

Teksa diskutonin për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama, Klevis Balliu solli në vëmendje se janë vizat e hapura në kohën e Sali Berishës ato që mundësojnë lëvizjen e lirë e që sidoqoftë, Europa, sipas tij po kërcënon Shqipërinë se do i rikthejë përsëri vizat prej emigrimit masiv të shqiptarëve.

Për Frrok Çupin këto janë “shpifje dhe budallallëqet e dynjasë”. Në këndvështrimin e tij çfarë publikon Berisha për udhëtimet e Edi Ramës nuk duhet besuar pasi sipas tij kreu i PD-së është një “mashtrues ordiner” i cili sulmon aty ku i mbushet mendja.

“Duhet t’i hyjë Kontrolli i Lartë i Shtetit burimeve dhe shpenzimeve dhe aktiviteteve që kanë bërë ambasadat kur ka shkuar Edi Rama sepse ka pasur shishe vere nga 16 mijë euro shishja,” – u shpreh Balliu nga ana tjetër i cili përmendi shifrën 22 mijë euro si të papërballueshme për një nga popujt më të varfër të Europës.

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV