Bordi ndryshon sërish çmimet, shtrenjton benzinën, ja çfarë ndodh me naftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një situate pezull prej gati tre javësh, Bordi i transparencës është mbledhur për dy ditë radhazi, duke ulur çmimin e naftës dhe duke rritur atë të benzinës. Sipas vendimit të fundit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 232 lekë, nga 236 lekë që ishte një ditë më par dhe 240 lekë që ishte para se Bordi të bënte dy ndërhyrjet e menjëhershme.

Në të kundërt, tendenca e benzinës ka qenë në rritje. Pas orës 18.00 të ditës së sotme benzina do të shitet me 212 lekë për litër, nga 208 që ishte vendimi i djeshëm.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta tregtohet me rreth 94 dollarë për fuçi, në nivelet e shkurtit, përpara se të fillonte shtrenjtimi për shkak të problemeve me furnizim, që u shkaktuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës

Në Shqipëri, niveli maksimal i naftës arriti në 265 lekë për litër, ndërsa për periudhën mars- nëntor, karburanti është tregtuar midis 230-240 lekë për litër, që është 20-30% më shtrenjtë se niveli i shkurtit.

SHUMICA
Nafta 220 Lek
Benzina 200 Lek
Gazi 62 Lek

PAKICA
Nafta 232 Lek
Benzina 212 Lek
Gazi 74 Lek

Të fundit

Zhegrova do të largohet nga Lille, e konfirmon presidenti! Po e presin në Serie A…

Edon Zhegrova këtë verë largohet nga Lille. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Presidenti i klubit francez, Olivier Letang. Deri tani,...

Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?

Edi Rama duket ka avancuar me afrimin e një grupi tjetër demokratësh të Vlorës në kuadrin e qeverisjes vendore në Vlorë, përkatësisht në bashki. Zhvillime...

Modric ka vendosur, anulon pushimet për të nisur aventurën me Milanin

Luka Modric është i vendosur ta nisë sa më shpejt aventurën e tij të re me Milanin dhe për këtë arsye ka marrë një...

Porositë e Ramës: “Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat…”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e PS-së, aktualë dhe ata të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, si...

Kroacia thirrje qytetarëve: Mos kaloni në Serbi, vend i rrezikshëm!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë u ka rekomanduar shtetasve të saj që t'i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme...

Lajme të tjera

Web TV