E rëndë në Dimal, 78- vjeçari humb jetën pasi u rrëzua nga biçikleta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Dimal, Berat/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV