Një konflikt pronësie mes dy personave në Ungrej të Lezhës përfundoi me plagosjen me sende të forta të një të moshuari. Siç bën me dije media, i plagosur ka mbetur shtetasi Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës.
I moshuari ka marrë fraktura në kokë dhe krah dhe i ka kërkuar policisë të veprojë për rastin. Lidhur me ngjarjen, blutë kanë shoqëruar në komisariat dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./O.S