Horoskopi ditor, 2 nëntor 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Falë Mërkurit mik në shenjën tuaj do të jeni në qendër të vëmendjes në sektorin social për idetë tuaja origjinale dhe mjaft të vlefshme. Mendja juaj do të jetë aktive duke prodhuar vazhdimisht projekte të reja. Ditë e përshtatshme për t’iu nënshtruar provave të studimit dhe atyre profesionale.

DEMI

Jepuni më shumë hapësirë interesave të reja dhe aktiviteteve krijuese, sepse në këtë periudhë ndiheni si të burgosur në rutinën e përditshme. Do të keni një nuhatje të mirë për sa u përket bizneseve të ndryshme. Për më të rinjtë e kësaj shenje, mbrëmja e sotme do të jetë e paharrueshme. Çdo iniciativë që do të merrni do të miratohet nga partneri.

BINJAKËT

Do të çuditeni dhe vetë se si po ju buzëqesh fati sot. Disa punë do të zhvillohen ashtu siç e prisnit ju, duke ngritur në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Në qoftë se jeni të dashuruar mund t’i jepni nuanca shumë interesante marrëdhënies suaj sentimentale. Në qoftë se jeni single, nuk do të mungojnë rastet për të bërë takime të reja.

GAFORRJA

Shumë mendime negative do të pushtojnë mendjen tuaj sot. Lirojeni mendjen nga shqetësime të kota dhe përqendrohuni më shumë te mirëqenia juaj fizike. Keni shumë ide në mendje, por duhet të tregoheni edhe realistë, nuk mund t’i realizoni të gjitha. Sektori sentimental nuk paraqitet edhe aq keq.

LUANI

Në mbrëmje do të jetë dikush që do ta limitojë shumë lirinë tuaj. Një marrëdhënie sentimentale do t’ju vërë me shpatulla pas muri. Në qoftë se dëshironi të dilni me kokën lart nga kjo situatë duhet të vendosni njëherë e mirë se çfarë keni ndërmend të bëni.

VIRGJËRESHA

Do të ndiheni dyshues dhe pak nervozë sot, si shkak i disa kundërshtimeve planetare. Në qoftë se dëshironi të shmangni pakënaqësi në punë tregohuni preciz, të përpiktë dhe organizativ si asnjëherë. Ndonjë zënkë e vogël me njeriun e zemrës nuk do ta dëmtojë aspak lidhjen tuaj.

PESHORJA

Parashikohet një ditë mjaft e kënaqshme për ju sot, sepse do të keni mundësi të realizoni çdo iniciativë që do të merrni. Do të karakterizoheni gjithashtu nga një dëshirë e madhe për t’u rrethuar nga persona të ndryshëm, për të gjetur stimuj të rinj dhe interesa të papritura që mund t’ju dhurojnë një kënaqësi të madhe. Yjet shumë pozitive favorizojnë marrëdhënien në çift dhe u dhurojnë atyre që janë single mundësi mjaft të mira.

Lexo edhe :  GBU-57 MOP: Superbomba amerikane që goditi bunkerët bërthamorë iranianë

AKREPI

E rëndësishme për ju sot është të zgjidhni çështje që i zvarrisnit prej kohësh, edhe pse kërkojnë kohë e qetësi e në ndonjë rast të merrni edhe vendime drastike. Kujdes, mos u tregoni shumë të shkëputur nga një marrëdhënie që ju intereson. Edhe pse mund të jetë një strategji për t’u dëshiruar më shumë nga pala tjetër, sot mund të ketë efekt të kundërt.

SHIGJETARI

Pozicioni aspak i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju sjellë ndonjë tension të vogël në marrëdhënien me partnerin. Mundohuni të tregoheni tolerantë. Gjithashtu, pak më shumë kujdes duhet të tregoni te puna, sidomos në qoftë se bashkëpunoni me kolegë e ortakë do të mjaftojë pak për të diskutuar e për t’ju prishur humorin. Mundohuni të mos tregoheni kokëfortë dhe të rreptë.

BRICJAPI

Hëna në kundërshtim nuk ju shqetëson aspak, në të kundërt ju bën më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe kërkesave të familjes suaj. Mund të vendosni të kaloni pak nga koha juaj me të afërm që nuk i shihni prej kohësh ose t’i ofroni nënës dhe babait tuaj një darkë.

UJORI

Mos prisni që të tjerët të vijnë t’ju kërkojnë, merrni ju të parët iniciativën. Ky do të jetë një moment i keq për ata që qëndrojnë duarkryq në pritje që diçka mund të ndryshojë jetën e tyre dhe një moment i shkëlqyer për ata që dinë të rrezikojnë. Këto parashikime janë të vlefshme në planin financiar, por do të prekin edhe sektorin e ndjenjave.

PESHQIT

Mëngjes stresues, pasdite e mirë dhe mbrëmja do të jetë fantastike. Ata që punojnë në grup mund të hasin ndonjë tension të vogël. Edhe atmosfera në familje nuk do të jetë dhe aq e qetë, pak për Hënën negative dhe pak për durimin e paktë që keni. E shkëlqyer do të paraqitet marrëdhënia juaj me partnerin.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV