Ilir Meta në ‘delir’, i bindur që do fitojë zgjedhjet: Më 14 maj, do festoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Lirisë ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të Komitetit të saj drejtues të dalë nga Konventa e mbajtur pak ditë në parë.

Nga aty, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 12 nëntorit, të thirrur nga opozita.

I bindur që do të arrijnë të marrin fitoren në zgjedhjet vendore 2023, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ftuoi gjithashtu të rinjtë që mbrëmjen e 14 majit të dalin në shesh për të festuar rikthimin e demokracisë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, Meta vuri theksin te arsimi duke thënë se do të jetë prioritet i opozitës dhe do të plotësojnë kërkesat.

“Tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme. Tek zgjerimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë, sepse qeveria i ka shpallur luftë kësaj shtrese, pasi kjo shtresë është garante për mbrojtjen e demokravisë në vend. Dje pata një takim me prindër të nxënësve që u kanë mbyllur shkollën padrejtësisht. Me qindra fëmijë po përjetojnë një traumë, një arbitraritet që nuk kursen as shëndetin medor të vogëlushëve. Ndaj Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët shqiptarë që më 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Koha e arbitraritetit dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve ka marrë fund. Të bashkohen në protestë të rinjtë me moton për të larguar këtë qeveri dhe për të ndalur largimin e shqiptarëve. Projekti për largimin e shqiptarëve ka marrë fund. Shqipëria do u përkas të rinjve, do u përkas shqiptarëve. Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do të jemi të gjithë nga sheshi Skënderbej e deri te Nënë Tereza për të festuar triumfin e demokracisë”, u shpreh Meta.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV