Manuel Neuer me një rrëfim ndryshe: “Vuaj nga kanceri i lëkurës, kam bërë tre operacione”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i Bayern Munich-ut, Manuel Neuer, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer të lëkurës në fytyrë, për të cilin i është nënshtruar tre operacioneve.

Gjermani është hapur për çështjet e tij të fundit mjekësore pasi lançoi një produkt të ri për kujdesin e lëkurës me yllin e tenisit Angelique Kerber.

“Ne të dy kemi një histori shumë personale kur bëhet fjalë për sëmundjet e lëkurës. Angelique ka hiperpigmentim të shkaktuar nga dielli dhe në rastin tim kancer të lëkurës në fytyrën time, të cilën më është dashur ta operoj tre herë”, tha ai në një deklaratë për shtyp.

“Kjo është arsyeja pse ne i kemi kushtuar vëmendje të veçantë garantimit që të mos bëjmë më asnjë kompromis kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli: sepse stërvitem jashtë gjatë gjithë kohës dhe gjithashtu më pëlqen ta kaloj kohën time të lirë në natyrë”.

Neuer do të rikthehet për Bayernin pasi u përjashtua nga fusha për shkak të një dëmtimi në shpatull që nga barazimi i tyre me Dortmundin në Bundesligë në fillim të tetorit.

Tifozët e Gjermanisë kishin frikë se numri 1 i portës mund të ishte një dyshim për Kupën e Botës në Katar, e cila fillon më vonë këtë muaj, por trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se ai mund të luajë kundër Hertha Berlin të shtunën.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV