Presidenti i La Liga, Javier Tebas, flet për Leo Messin dhe rivalitetin me Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, mori pjesë në “Olé Sports Summits” të organizuar nga gazeta argjentinase. Ai foli hapur për Lionel Messi dhe çfarë do të thoshte largimi i tij nga Barça dhe La Liga.

Largimi i Messit – “Mendoj se Messi nuk i mungon vetëm në La Liga-s, por i mungon edhe futbollit, sepse liga franceze është ajo që është, apo jo? Sado që të jetë forcuar PSG, ai ndiqet shumë më pak se kur ishte te Barcelona. Le të shpresojmë që ai të ketë një Botëror të mrekullueshëm, sepse atje të gjithë do të mund ta shohim përsëri”.

Rikthimi i mundshëm te Barça – “Nuk i shoh të gjithë tifozët duke parë PSG kundër Nantes, nuk i shoh. Me Barçën është e kundërta. Nuk e di nëse Messi do të ketë një eksperiencë të fundit te Barça, do të varet nga ai. Shpresoj se do të rikthehet, mbi të gjitha do të ishte mirë për futbollin spanjoll, veçanërisht për ekipin që e ka pasur mbi një dekadë, qysh fëmijë. Sipas mendimit tim, prishja e asaj ‘martese’ ishte e dëmshme për Messin dhe Barçën”.

La Liga pa CR7 dhe Messi – “Epo, unë mendoj se Messi duhet të kthehet para Cristianos… Sidoqoftë, ata u larguan dhe ne jemi ende në nivelin më të lartë, apo jo?”

Premier League – “Është e vështirë për ne të arrijmë Premier League në nivel ekonomik, për shkak të një problemi të popullsisë, por në nivel teknologjik dhe sportive jemi duke konkurruar. Nuk është e nevojshme të shihet se çfarë ndodhi sezonin e kaluar apo çfarë mund të ndodhë në këtë aktualin, ju duhet të shihni dhjetë sezonet e fundit ose më shumë, që nga fillimi i shekullit. La Liga ka 37 tituj evropianë, midis Champions dhe ‘Europa League’, Premier League ka 13. Në dhjetë sezonet e fundit, La liga ka fituar 60 % të titujve. Mendoj se nuk jemi keq dhe mund të përballojmë tërheqjen e Premier League, pavarësisht se ekonomikisht mund të jemi më të dobët”.

Të fundit

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Lajme të tjera

Web TV