“Ka media që bëjnë presione me lajme të rreme!”/ Rama: Media ime është më e fuqishme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në ‘Real Story’ në Report Tv, kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimet e fundit në vend, dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ai ka vazhduar me sulmet e tij ndaj mediave, siç është komentuar së fundmi në rrjet.

Rama ka deklaruar se ka media që bëjnë presione me lajme të rreme, por ai shprehet se nuk e shqetëson kjo gjë pasi ka median  e tij më të fuqishme, referuar këtu rrjeteve të tij sociale.“Nuk më shqetëson në aspektin personal apo të qeverisë , kam menduar për këtë ditë sepse disponoj një media me influencë jo të vogël që është faqja ime e Facebook, apo rrjetet sociale, kam kapacitetin e nevojshëm që të përcjellë një pjesë të gjërave që dua të përcjellë, dhe PS do investohet më shumë në këtë drejtim, jemi në kushtet e një bote mediatike të uzurpuar, problemi këtu është publiku që gënjehet në mënyrë permanente përmes gjysmë të vërtetash, jemi përpjekur që të mbajmë ekuilibër në raport me mediat, shumëkush është përpjekur që të tregoj që këtu ka pasur një marrëdhënie më jep të të jap, dhe e kundërta, por kjo nuk është e vërtetë. Kemi respektuar të drejtën e çdo pronari dhe nuk kemi bërë asgjë për të “blerë” apo “në kontroll mediat”, fatkeqësi që në ekranet kombëtare disinformimi është normë, ne do imponohemi me faktet dhe rezultatet”, tha Rama në ‘Real Story’.

Të fundit

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Shpërdorim detyre/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e...

Futbolli me katër rregulla të reja, FIFA i diskuton më 1 mars! Ndryshime për gjyqtarët

Revolucion në futboll. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino konfirmoi se në datën 1 mars ata do të takohen me Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit...

Histori Gjakësori

Altin Ketro Më 12 shtator 1998, në mbrëmje, nga ish-selia e PD-së pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, del Azem Hajdari dhe drejtohet për nga rruga që...

Paga 1 deri në 3 mijë €, rreth 6 mijë vende pune në panair, nga ndërtimi e turizmi tek IT

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim, dhe të rinj që ankohen se nuk gjejnë punë. Me eksperimentin për të sjellë fuqi punëtore të huaj...

Lajme të tjera

Web TV