Rama flet për BBC: Mos fajësoni shqiptarët për problemet kufitare të Britanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për BBC në lidhje me shqiptarët që tashmë janë bërë shënjestër e Britanisë së Madhe.

Rama tha se nuk bëhej fjalë për shqiptarët, por për politikat e dështuara të Britanisë për kufijtë dhe emigracionin.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka folur edhe për komentin e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila tha se Britania e Madhe po “pushtohet”. Ai tha se kjo nuk është një gjuhë politike, apo program, por vetëm fjalë për të nxitur ksenofobinë.

“Zoti Rama tha se komenti “pushtim” i zonjës Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte” shkruan BBC.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe emigrimin.

Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion, nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë” tha Rama ndër të tjera për BBC.

Kujtojmë që Rama reagoi dje në twitter pas deklaratës së sekretares së Brendshme britanike, e cila tha se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” të emigrantëve, duke akuzuar gjithashtu “shumë” shqiptarë për “abuzim me ligjet tona moderne të skllavërisë”.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV