VIDEO/ Stivi Frashëri shpëton Ballkanin nga goli i dytë, ja penalltia e pritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, priti dy herë penalltinë, e gjuajtur nga ylli i Cluj, Ciprian Deac, pasi e para ishte përsëritur.

Cluj hapi ndeshjen me Nana Boateng në minutën e 17-të, duke shënuar nga afër pas një tollovie në zonë.

Më pas, në minutën e 32-të, gjyqtari akordoi penallti në favor të Cluj, pas një faulli ndaj Malele nga Emërllahu.

Ciprian Deac mori përgjegjësinë për goditjen nga 11 metra, por portieri Stivi Frashëri e kuptoi këndin dhe e priti gjuajtjen.

Gjyqtari konsideroi se lojtarët e Ballkanit u futën në zonë para se lojtari i Cluj të prekte topin dhe vendosi të përsërisë penalltinë.

Deac ishte sërish përballë portierit Frashëri, ndërroi këndin, por portieri ynë e priti sërish gjuajtjen e kapitenit të Cluj.

Një fitore do të sillte kualifikimin e CFR Cluj nga vendi i dytë, ndërsa Ballkani është pa gjasa.

Të fundit

Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se të dyja palët si Izraeli ashtu edhe Irani, kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit...

‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke ngritur akuza për procesin e rinumërimit të votave të 11 majit. Pas...

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të lëndëve me zgjedhje, për të...

Në 5 muaj në Shqipëri hynë 3.4 milionë të huaj, rritje 3.9% në krahasim me 2024

Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në...

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku...

Lajme të tjera

Web TV