Zbardhen vendimet e Kryesisë së Partisë së Lirisë, ja detyra që merr Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka marrë një detyrë të re në Partinë e Lirisë, drejtuar nga bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Kryesia e Partisë në mbledhjen e parë të saj mori sot disa vendime të rëndësishme.

Me propozim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Meta kryesia miratoi pozicionet për disa figura politike, te angazhuar ne këtë force politike.

Kështu, Elona Guri do te jete Sekretare Organizative e Partisë së Lirisë.

Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

Endrit Braimllari, Sekretar Politik për Qarkun e Tiranës

Edmond Haxhinasto, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit

Monika Kryemadhi, Sekretare Politike për Qarkun e Fierit.

Vendimet e Kryesisë së sapo zgjedhur të Partisë së Lirisë vijnë një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, që zgjodhi me votim të fshehtë strukturat më të larta drejtuese të partisë.