Fotot e infermieres po qarkullojnë kudo, çudit këngëtari: E tepërt, s’jemi në Iran!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, Kosova, u shokua nga një ngjarje shokuese e ndodhur në një shtëpi të pleqve. Një video, ku një infermiere shihet duke sulmuar një të moshuar, bëri xhiron e rrjetit.

Lidhur me këtë janë ngjallur reagime të shumta, që dënojnë veprimin.

Por një qëndrim krejt ndryshe ka patur këngëtari i njohur, Labinot Tahiri.

Ai ka reaguar ndaj të gjithë njerëzve që kanë postuar foton e infermieres Aurona Pelaj, e cila dhunoi të moshuarën në azilin në Pejë. Këngëtari shkruan se vajza duhet të marrë dënimin e merituar ndërsa shton se kjo qasje ndaj saj po bëhet për të marrë sa më shumë klikime.

Labi shkroi se ndërmarrja për të linçuar tashmë vajzën me të cilën po merret organet e drejtësisë, është gjithashtu gabim.

Ai madje ka shkruar se ne nuk jemi një vend i Lindjes së Mesme, ku linçimi dhe ekstremiteti duhet zënë vend.

Ky është reagimi i plotë i këngëtarit dhe ish-deputetit Labinot Tahiri (pa ndërhyrje):

“HEJJJJ, NE NUK JEMI IRANI APO AFGANISTANI.
Me falni, kjo është e tepërt.
Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë, por mos harroni se, ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet se kush bën dhunë nëpêr institucione, nēpër shtëpitë tona në familje, nëpër shkolla abuzime dhe madje edhe shteti e di mirë se kush shet droga e kush bën krime edhe ndoshta nuk i prek ato grupe.
AJO VAJZË DO TA MARR DENIMIN POR JU KËSHTU JENI DUKE E DEGRADU PARA SHTETIT ARMIK FIGURÊN E VAJZAVE SHQIPTARE.
Ju lus si qytetar i Kosovës asgje me shumë, as si artist a lesh a çka do që të jem, që të stoponi se publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nane, pershkak se, është rast shumë i ndjeshëm dhe ne, në Kosovë nuk jemi shoqeri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzē apo vajzën e dikujt tjetër.
Po të ishte kjo vajzë: nana ime, motra apo vajza ime, pa dyshim se do t’a mirrte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vëmendjes nga marrëveshjet që do të bëhen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulet.
PASHA BESËN E ZOTIT E TË KOMBIT, në mesin e shoqerisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me i publiku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku o njerëz.
Ju ndoshta do të me shani me këtë postim, dhe as që po ma ndien e nuk do e shaj askend kësaj radhe sikurse kajhere siq jam a’i Labi, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse, është e dëmshme me i’a publiku dikujt fytyren, ndersa ftyren time shembull të zezë apo tênden me e mbulua vetem se unë dhe ti ndoshta e kemi fuqinë.
ALLLLOOOOOOOO, NE NUK JEM NE IRANI!!!
A jeni zgjuar o ju analistë nga Shqipëria e Kosova ndonjeherë në këmbë, ju artistë, sportistë e politikanë e shoqeri me i përkrahur protestat për dhunimet e Serbisë ndaj nanave, vajzave e motrave tona?!
A jeni qu në këmbë për të pa gjeturit? Kur jeni ngritur në këmbë, KURRRRRË.
Bollniiii maaaa STOP me publikimin e kesaj vajze. Çka pasni pas me ba po mos te ishte FACEBOOKU I LESHIT, TIK-TOKI I DEGJENERUAR DHE INSTAGRAMI I LAKMISË, ku do ta kishit postuar këtë pamje nëpër shtyllat elektrike?
Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le ti kqyrin nanat e prinderit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.
Më vjen keq që ia shkatrruat imazhin KOSOVËS DHE SHQIPTARÊVE…!
Ne jemi e zeza vetës”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

 

Lexo edhe :  TIRANA KAOTIKE/Kryeqytetasit po shpenzojnë më shumë se 1 orë çdo ditë të ngecur në trafik

 

Të fundit

Djali 3-vjeçar humbi jetën pas helmimit, motra e tij del nga reanimacioni pas 10 ditësh

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve ka arritur që t’i shpëtojë vdekjes. Pas 10 ditësh...

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin...

Gjermani, rruga e gjatë deri te patenta e shoferit, ja vështirësitë

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e kalon testin në automjet. Tani...

Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja për çfarë dyshohet

Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin...

Refugjatët, shefi i OKB-së apel BE-së: Mos anashkaloni ndihmën humanitare!

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje të mërkurën (5 mars) liderëve europianë që të ruajnë fondet e ndihmave...

Lajme të tjera

Web TV