“Doja të bëhesha aviator”/ Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës, kujton me nostalgji fëmijërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ndryshe ka folur për fëmijërinë e tij, të cilën sot e kujton me nostalgji.

Meta, këtë mbrëmje në emisionin “Dola te Ola” në News24, ka rrëfyer sesi ka qenë fëmijëria e tij, raporti me prindërit dhe motrën si dhe lidhja e fortë që kishte me fshatin e tij.

“Ka qenë një fëmijëri e jashtëzakonshme, në një moshë të tillë bëhet dhe më e fortë, mban mend kujtimet më të mira, dashuria për prindërit, gjyshërit.

Më shumë i lidhur kam qenë me fshatin, me Skraparin, dhe pavarësisht se kemi ardhur shumë shpejt në Tiranë, pa bërë ende një veç, unë shkoja shpesh në fshat.

Në Tiranë të dy prindërit e mi kanë qenë mësues, ishin shumë kërkues edhe donin që unë të shkëlqeja, dhe atë lirinë time e gjeja kur ikja larg tyre, në hapësira të tjera.

Madje ka dhe raste të jashtëzakonshme kur kam ikur nga shtëpia pa lajmëruar prindërit, tre-katër ditë, ishte dashuria shumë e madhe për fshatin, gjyshërit, dhe lirinë që gjeja atje. Edhe në verë rrallë shkoja në plazh me prindërit dhe motrën”, u shpreh ai.

Të fundit

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve,...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV