“Shqiptarët shtiren si viktima”/ Ministrja britanike nuk i ndal sulmet: Jemi ngopur me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët janë vendosur në qendër të polemikave të vazhdueshme politike të ditëve të fundit, rreth refugjatëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, që tashmë ka treguar hapur qëndrimin ndaj shqiptarëve, ka rikthyer sulmet ndaj tyre.

Kësaj here, ajo ka paralajmëruar se do të merren masa për të frenuar këtë çështje që sipas saj po merr përmasat e një fenomeni.

Në një artikull të publikuar nga “Daily Mail” ditën e sotme, Suella Braverman shprehet: “E vërteta është se populli britanik është i ngopur me numrin e varkave që arrijnë në brigjet tona. Nuk mund të jetë e drejtë që mijëra njerëz po paguajnë kontrabandistët – kriminelë të organizuar – për të bërë një udhëtim vdekjeprurës të rrezikshëm përtej Kanalit përpara se të zhduken në ekonominë e zezë ose të kërkojnë mbështetje financiare nga taksapaguesit“.

Teksa bën bilancin e emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht, ajo paralajmëron se personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht kanalin e “La Manshit” do të dërgohen në Ruanda.

Braverman theksoi se po punohet edhe me Shqipërinë për të kthyer të gjithë emigrantët që kanë shkuar në Britani ilegalisht.

Autoritetet franceze, me mbështetjen tonë, kanë ndaluar më shumë se 29,000 kalime të paligjshme që nga fillimi i vitit – dy herë më shumë se vitin e kaluar – dhe kanë shkatërruar më shumë se 1,000 varka. Emigrantët e paligjshëm e dinë se nëse kalojnë Kanalin, do të transportohen me shpejtësi në Ruandë – ose në çdo vend tjetër me të cilin ne bëjmë marrëveshje – nxitja për të kapërcyer radhën do të zhduket. Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me qeverinë shqiptare për të inkurajuar kthimet dhe përpunimin e rasteve dhe largimeve sa më shpejt të jetë e mundur“, tha Braverman.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV