“Banesa e tmerrit”/ Flasin fqinjët e 52 vjeçarit që ‘burgosi’ familjen për 6 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur dëshmitë e dy fqinjëve nga banesa ku 52-vjeçari Gjergj Laçi kishte ‘burgosur’ familjen e tij prej 6 vitesh, bashkëshorten dhe 2 fëmijët duke mos i lejuar të dalin dhe duke i kërcënuar.

Një prej fqinjëve tregon se kishte rreth 6 vite që nuk i shikonte familjarët e Laçit, ndërsa sipas saj kohët e fundit kur as vetë Laçi nuk dilte nga banesa ushqimin ua siguronte xhamia ose familjarët e tij.

Një tjetër banore e zonës tregon për mediat se Laçi kishte kaluar në depresion kur i prishën banesën e mëparshme dhe se atëherë ka hipur në tarracë dhe ka kërcënuar se do të hidhej. Ajo shton se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr duke treguar kështu edhe gjendjen e rëndë ekonomike.

“Kishim 5 apo 6 vite që nuk i shikonim. Nuk e dinim çfarë halli kishte. Gjergji dilte, shkonte në xhami, në punë si usta. Fëmijët shkonin në shkollë, njeri i rregullt ne nuk na ka ngacmuar. Gruan e vetë e mbante mbyllur por e mbante mirë, ai e kishte merak. Xhamia u sillte ushqim, çdo gjë që u duhej. Dhe babai e vëllezërit e Gjergjit e ndihmonin, ndërsa familjarët e bashkëshortes nuk e di”, u shpreh një prej fqinjëve

“E kemi njohur familjen prej 30 vitesh, nuk kemi pasur probleme, ishin njerëz të urtë, vinin nga Dibra. Gruan nuk e njoh, që kur i prishën shtëpinë këtu kaloi në depresion. Gjergji herë punonte, herë rrinte pa punë. Gruan nuk e njoh se nuk dilte fare, kohët e fundit e kam parë vetëm 2 herë Gjergjin dhe dukej shumë i stresuar. Shumë pak e kam parë, banesën e kishte rrethuar, nuk kishte drita dhe ujë se nuk i paguanin dot, gruaja lante rrobat duke zierë ujë në kusi në oborr. Kur iu shemb shtëpia hipi në tarracë dhe kërcënoi se do hidhej, u duk që atje që kishte probleme”, u shpreh një tjetër fqinje.

Lexo edhe :  Pëllumb Pilinçi në Kosovë: Unë do bëj botën të na përulet, Rama pis dhe injorant

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV