“Bëra mirë që nuk bëra dasmë me Kryemadhin”/ Meta habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, lir Meta në programin “Dola te Ola” ka folur për marrëdhënien me Kryemadhin ku zbuloi ndër të tjera edhe pse nuk kanë bërë dasmë.

Meta tha se e kanë pasur të vështirë të vendosin për të ftuarit dhe dasma sipas tij, do t’u sillte probleme sikurse kishte ndodhur me një nga ditëlindjet që ai kishte festuar.

“Ne nuk bëmë dasmë, pasi na lindi vajza, por mendoj se bëmë shumë mirë, pasi edhe njëherë që bëra ditëlindje më shumë u krijuan probleme.  Menduam kë do të ftojmë në dasmë, kë nuk do të ftojmë, pastaj si do t’i ulim. Shto faktin që je edhe në politikë dhe njerëzit kanë raportet e tyre, mund t’i kenë të mira me ty, por jo të shkëlqyera me njëri-tjetrin”, tha Meta.

Ai shtoi se është penduar edhe për ditëlindjen që ka festuar.

“Ishte dëshira e vajzës së vogël”, shtoi Meta.

Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij janë bekuar me tre fëmijë, e teksa gjatë bisedës u pyet për ta, ai i cilësoi si gishtat e dorës duke mos i ndarë dot.

Ndërkohë për tiparet që do të specifikonte te ta, ai tha se Bora është shumë e përgjegjshme dhe e përpiktë, kurse Besarin dhe Erën i cilësoi si më miqësorë e të dashur.

Të fundit

Publikohen shifrat/ Shtetasit e Kosovës investuan afro 360 milionë euro në Shqipëri

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në këtë grafikë, ku të...

Libra, bizhuteri, lule dhe…/ Sa u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve?

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Shefi i qeverisë thekson se kjo ditë risjellë në vëmendje rolin dhe...

Dita e Mësuesit/ Festohet sot 7 Marsi, 138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta...

Tregtia Shqipëri-SHBA/Si do të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta...

Lajme të tjera

Web TV