“U fillua me këmbën e shtrembër”/ Dash Shehi: PD të tërhiqej nga mentaliteti bolshevik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi, ka folur për historinë e përjashtimeve nga Partia Demokratike në vitin 1992, duke e cilësuar PD-në si një parti që nuk pranonte mendim kritik brenda saj dhe larg nga mentaliteti i lirisë europiane.

Në një intervistë për “Abc News” ai ka thënë, se të gjithë derivatet e kësaj politike do të kishin qenë të tjera sot e kësaj dite, do kishim një parti shumë më demokratike, shumë më të hapur e cila nuk do t’i shpërdoronte vlerat e veta dhe nuk do të kishim ndoshta ’96 dhe ’97, jo vetëm për grupin e mocionistëve, por për të gjithë grupet që erdhën me radhë.

“Me një lloj keqardhje sepse u fillua me këmbën e shtrembër, ne s’kishim nevojë të përjashtonim njeri, ne ishim në pushtet, kishim goxha pushtet, kemi qenë deputetë në numër të madh 84/85 vet në parlament, të krahut të qendrës së djathtë edhe nëse do kishte mendime të ndryshme PD-ja udhëheqja e asaj kohe duhet ta administronte procesin e brendshëm në një mënyrë shumë demokratike, të ndryshme nga ajo që u bë. Të gjitha derivatet e kësaj politike do të kishin qenë të tjera sot e kësaj dite, do kishim një parti shumë më demokratike, shumë më të hapur e cila nuk do t’i shpërdoronte vlerat e veta dhe nuk do kishim ndoshta ’96 dhe ’97, jo vetëm për grupin e mocionistëve, por për të gjitha grupet që erdhën me radhë.

D.m.th. filozofia që të konfrontohemi brenda kush është grupi më i madh, kush është më i forti, që fatkeqësisht vazhdon edhe sot ka qenë shumë e dëmshme për krahun e djathtë, po të kishim pasur lirinë e mjaftueshme nga PD-ja nuk do ishin larguar asnjë vlerë, unë them që do e kishim qeverisur shumë më mirë Shqipërinë. Sigurisht që qeveria ka nevojë të alternohet, i miri i botës të jetë duhet të ndryshohet, por e filluar ters duke treguar që ishte më e fortë tërheqja e vjetër e komunizmit, e mentalitetit bolshevik sesa hapësira e re e lirisë europiane”, është shprehur ai.

 

Të fundit

“Edi Ramës i erdhi fundi”, Berisha pas votimit: Kam një porosi urgjente…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, më pak se dy prë pasi...

Për herë të parë, zbulohet pjesëmarrja reale e votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje. Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve,...

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e...

Pse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Se kështu tha PD

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë. Ai tha...

Putin befason, kërkon bisedime direkte me Ukrainën. Zelensky: Fillimisht…

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka rënë dakord sot për të zhvilluar bisedime “të drejtpërdrejta” me Ukrainën më 15 maj, pas thirrjeve të udhëheqësve evropianë...

Lajme të tjera

Web TV