Zbardhet shorti në Europa League, përballje “titanësh” mes Barçës dhe United

NYON, SWITZERLAND - DECEMBER 14: UEFA Deputy General Secretary Giorgio Marchetti during the UEFA Europa League 2020/21 Round of 32 draw at the UEFA Headquarters, the House of European Football, on December 14, 2020, in Nyon, Switzerland (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Europa League.

Në këtë moment do të përballen ekipet e dyta në grupet e Europa League dhe të tretat nga Liga e Kampionëve që kanë rënë në këtë garë.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka dashur që të ketë përballje tejet interesante, ku klubet e mëdha tanimë kanë mësuar kundërshtarët.

Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes dy gjigantëve evropianë Barcelona dhe Manchester United.

Gjiganti italian Juventus në këtë fazë garave do të përballet me ekipin francez Nantes. Ajaxi do të përballet me skuadrën gjermane Union Berlin, derisa duel tejet interesant është edhe ai mes Bayer Leverkusen dhe Monaco.

Fituesi rekord i Ligës së Evropës, Sevilla do të përballet me PSV Eindhoven, derisa duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes RB Salzburg dhe Romës.

Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Europa League:

Barcelona – Manchester United

Juventus – Nantes

Sporting CP – Midtjylland

Shakhtar Donetsk – Stade Rennes

Ajax – Union Berlin

Bayer Leverkusen – Monaco

Sevilla –  PSV

RB Salzburg – Roma