Tensionet në veri/ Gazetari i njohur: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, e vetmja zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, tha se e vetmja zgjidhje për të pasur stabilitet është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Haxhiu deklaroi se në veri të Kosovës luftohet gjithnjë për territor ndërsa shtoi se duhet hequr njëherë e përgjithmonë kjo problematikë që e bën shtetin e Kosovës jo funksional.

Deklarata e Haxhiut në Syri Tv:

Në vitin 2013 institucionet e Kosovës kanë nënshkruar asosacionin. Për faktin se asosacioni e ka një nënshkrim ndërkombëtar dhe dy nënshkrime te dy shteve, është dasht që të kryhet.

Për faktin që nuk është kryer se Gjykata Kushtetuese ka pasur vërejtje, thotë se duhet të implementohet institucioni.

Për faktin që kjo është refuzuar dhe ka pasur problematika rrugës, besoj e dini pastaj çfarë ka ndodhur. Po hap një temë që quhet korrigjimi i kufijve, sepse atje luftohet gjithmonë për territor.

Me heq njëherë e përgjithmonë problematikën që e bën shtetin e Kosovës jofunksional dhe të mbyllur. E vetmja gjë që na shëron, është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Si realizohet është çështje tjetër.

Të fundit

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian...

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e tij. Një gjë e tillë...

Lajme të tjera

Web TV