Jo vetëm Grida Duma/ Ja politikanët që ‘braktisën’ punën e tyre për televizionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, nuk do të jetë më përfaqësuesja e demokratëve të Qarkut të Tiranës në Parlament. Siç përflitet, ajo do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim dhe që ka të bëjë me televizionin. Duma do të drejtojë një emision në Top Channel, formati i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Megjithatë, Grida nuk është e vetmja që heq dorë nga politika për t’ju bashkuar medias.

Luan Rama

Luan Rama është një tjetër emër i njohur që la politikën për median. Para se t’i bashkohej televizionit Ora Neës, ku drejton emisionin “Drejt”, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në politikë si Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, si dhe deputet.

Erla Mëhilli

Erla Mëhilli ka qenë zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, pas këtij posti, ajo vendosi të largohej nga politika duke e provuar veten në fushën e gazetarisë. Pas largimit të Ilva Tares në SHBA, emisioni “Now” në Euroneës drejtohet nga Erla.

Ben Blushi

Ben Blushi ka qenë me profesion gazetar dhe më pas i hyri politikës. Ai ishte ministër arsimi në kabinetin e qeverisë Nano dhe për vite me radhë, ishte edhe një nga deputetët më në zë të Partisë Socialiste. Pas shkëputjes nga partia socialiste, ai krijoi partinë e tij “Libra” në 2016-ën.

Pas shkrirjes së saj, Blushi iu rikthye profesionit të vjetër por këtë herë si drejtor i përgjithshëm i “Top-Channel”, ndërsa tani mban po të njëjtin post por në “Euronews Albania.”

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV