Shqipëria humbje minimale në Spanjë, Kombëtarja e pëson nga Katari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-0 kundër Katarit në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së mërkurës në Marbella të Spanjës. Ndeshja u vendos nga goli i Almoez Ali në minutën e 38 nga penalltia. Rrapaj u tregua i pakujdesshën në ndërhyrjen brenda zonës, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Katarit për të gjetur rrjetën.

Pjesa e dytë ishte e luftuar për tanët, që patën shanset e tyre me H. Markun dhe Turkaj për të barazuar, por pa sukses. Pas barazimit në 26 tetor me Arabinë Saudite 1-1, këtë herë kuqezinjtë marrin një humbje në miqësore.

Kujtojmë se dueli i sotëm dhe ai me Arabinë Saudite ishin jashtë datave të planifikuara nga UEFA, me trajnerin Edy Reja që grumbulloi në shumicë lojtarë nga Superliga shqiptare. Edhe sot tifozët kuqezi nuk patën mundësi të ndiqnin ndeshjen në televizion, pasi kërkesa e Katarit që luan në Botërorin 2022 dhe nis në 20 nëntor bëri që dueli mos transmetohej.

Të fundit

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV