“Ta tregoj unë se kush jam”/ Votat përplasin Ballën me Alibejan në Kuvend

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare për Portin e Durrësit që u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji për portin e Durrësit.

Nga ana tjtër deputeti Enkelejd Alibeja, u përplas ashpër me  kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Lindita Nikolla: Kemi 62 vota pro…

Enkelejd Alibeaj: Minimumi, kontrollin e rregullores duhet ta zbatoni, ku i numëruat ju 62 vota.

Lindita Nikolla: Unë kam një njoftim nga sekretaria. Ju lutem mos dyshoni për çdo gjë.

Enkelejd Alibeaj: Duhet të jeni të qartë sepse kushdo që voton sot duhet ta ketë nderin dhe turpin që po voton sot këtë çështje.

Taulant Balla: Kush je ti

Enkelejd Alibeaj: Ai që jam dhe ta tregova se kush jam, sapo ta thashë se kush jam

Lindita Nikolla: Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar me 62 vota pro, 20 kundër.

vijon…