Bomba molotov dhe gurë ndaj efektivëve/ Mbi 20000 protestues i vënë ‘flakën’ Athinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda pak minutash dhjetëra molotov dhe bomba me gaz lotsjellës të hedhura nga të rinj anarkistë para Parlamentit kanë bërë që të shpërndahet protesta paqësore që po zhvillohej në qendër të Athinës, si pjesë e grevës së përgjithshme 24 orëshe që kishin shpallur sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat.

Pas një përleshjeje me forcat policore të paktën dhjetë persona janë shoqëruar dhe dy janë arrestuar për incidentet e dhunshme. Trazira ka pasur edhe në Selanik ku 8 persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar dhe shkatërruar disa dyqane në qendër të qytetit pas mitingjeve të protestës që u zhvilluan edhe atje.

Të paktën 20000 protestues sipas policisë kanë marshuar nëpër rrugët e Athinës në grevën e dytë të thirrur këtë vit nga sindikatat me kërkesa kryesore kundër rritjes së çmimeve.

“Duhet të rriten tani pagat tona, të vendoset një kufi tavan tek çmimet, të hiqet TVSH-ja , të ndalohet bursa e energjisë, qeveria të ndalojnë së vjedhuri jetën tonë, të ardhmen tonë”, tha një protestues.

“Na ka prekur të gjithëve shtrenjtësia ,është e tmerrshme tek karburantet, tek ushqimet,por përveç tyre kemi edhe çështje të mëdha të demokracisë në vend”, u shpreh një tjetër.

Punëtorë studentë pensionistë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë kërkuar rritje të pagave e pensioneve, kontratave kolektive të punës, masa ndaj inflacionit në rritje dhe çmimeve të papërballueshme të faturave të energjisë elektrike, karburanteve dhe artikujve të përditshëm.

Greva ndërpreu shërbimet publike  në të gjithë vendin, krijoi probleme me transportin rrugor, ajror dhe detar duke ndërprerë lidhjet me ishujt , shkollat u mbyllën, spitalet publike kanë funksionuar me staf të reduktuar, në grevë kanë qenë edhe gazetarët.

Të fundit

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Lajme të tjera

Web TV