Fitues i tripletës me Interin, Cambiasso trajneri favorit për pankinën e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare luajti dje miqësoren e parë për këtë muaj ndaj Katarit në Spanjë, në drejtimin e Edi Rejës, që me shumë mundësi i kanë mbetur edhe dy ndeshje në stolin kuqezi, atë me Italinë në 16 nëntor dhe tri ditë më vonë me Armeninë. Një tjetër emër i ri ka dalë në skenë për të marrë “timonin” e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Esteban Cambiasson, ish-lojtarin e Interit dhe kombëtares argjentinase.

Me italianin Edi Reja, i cili është edhe në muajin e fundit të kontratës, FSHF po punon për të gjetur një zëvendësues, edhe pse ndarja me 77-vjeçarin pritet të bëhet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përveç Marco Giampaolos, i cili po ashtu është një pistë, në skenë ka dalë edhe emri i Esteban Cambiassos. Mësohet se fituesi i tripletës së famshme me Interin ka darkuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ka pasur edhe një bisedë për këtë gjë.

Madje argjentinasi ka qenë në takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Edhe pse akoma nuk kemi asgjë zyrtare, Cambiasso është një nga kandidatët potencialë për të udhëhequr Shqipërinë në rrugën e kualifikueseve të Europianit, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm.

Argjentinasi e mbylli me futbollin e luajtur pesë vite më parë, kur aktivizohej për Olimpiakosin në Greqi, ndërkohë karriera e tij është tek Interi, ku qëndroi për 10 vite nga 2004 deri në 2014. Ai ka veshur edhe fanellën e Real Madridit, Leicesterit apo River Plate dhe Independiente në Argjentinë. Është gjithashtu fitues i tripletës së famshme me Interin dhe pesë kampionate në Serinë A.Leicester sign former Internazionale midfielder Esteban Cambiasso |  Leicester City | The Guardian

Cambiasso aktualisht është 42 vjeç, ndërkohë sapo la futbollin përfundoi edhe kursin e trajnerit në Koverçano. Ai e nisi duke stërvitur ekipe të reja në Serinë C dhe më pas roli i tij i fundit si drejtues është kur në 2018-ën hyri në stafin teknik të Zhoze Nestor Pekerman, trajnerit të Kolumbisë, për Botërorin e vitit 2018. Nga maji në shtator, aventura e tij te Kolumbia përfundoi shpejt, me largimin e Pekerman.

Të fundit

Polonia përpara stuhisë: Tension në Varshavë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Delegacioni i Këshillit të Europës nis misionin parazgjedhor mes pasigurive politike dhe klimës së polarizuar...

Trump fillon ‘prerjet e kokave’, shkarkohet nga detyra shefja e bazës amerikane

Shefja e bazës amerikane në Grenlandë është shkarkuar pas vizitës së zv.presidentit JD Vance. Shefja e bazës ushtarake amerikane që u vizitua nga zëvendëspresidenti JD...

Familjarët e Eglit bëjnë reagimin e papritur/Ja cfarë kërkojnë ato nga produksioni i BBVA

Këngëtarja e njohur, Egli Tako, ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”. Ndonëse ende po...

Rama: Do marrim mandat edhe më të fortë. Objektivi, 80 mandate

Në çelje të fushatës elektorale, kryesocialisti Edi Rama ka treguar objektivin e Partisë Socialiste për të marrë një mandat të katërt qeverisës me më...

Treni Tiranë-Durrës/ Ja sa do kushtojë bileta, stacioni i ri dhe rregullat e udhëtimit

Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit...

Lajme të tjera

Web TV