Rrëfimi i guximshëm i Artan Hoxhës: Vetë policia ngarkonte gomonet për në Itali

Gazetari i njohur Artan Hoxha vjen në një rrëfim të guximshëm këtë të shtunë në “Më lër të flas”.

Artan Hoxha si rrallëherë flet për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur. Ai flet hapur pa doreza duke na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.

“Deri në këto momente krimi i organizuar nuk e ka ende idenë se sa fuqi ka. Ata e bëjnë qeverinë që të punojnë për ta. Deri në këto momente është qeveria që e shfrytëzon fuqinë e tyre, paratë e tyre. Ata nuk bashkëpunojnë por bashkërendojnë.