test

Tensionet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, banorët të shqetësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet mes dy Koreve janë në pikën më kritike ndër vite ndërkohë që Pheniani lëshoi një numër rekord raketash dhe Seuli shtoi stërvitjet ushtarake. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, shkoi në një ishull pranë Koresë së Veriut dhe bisedoi me banorët jugkoreanë të cilët druhen nga rikthimi i armiqësive.

Kim Bu-jeon ka 97 vjet që jeton në ishullin Yeonpyeong, por ajo ende nuk është mësuar me shpërthimet nga stërvitjet ushtarake aty pranë që herë pas here trondisin shtëpinë e saj. Në një bisedë me Zërin e Amerikës, e moshuara shpreh shqetësimin lidhur me veprimtarinë ushtarake në të dy anët.

“Përse ushtria jonë qëllon me armë? Jam e shqetësuar kur ne përdorim armë dhe kur Koreja e Veriut përdor armë. Jam e shqetësuar për gjithçka”.

Banorët e ishullit i thanë Zërit të Amerikës se kohët e fundit janë shtuar shpërthimet.

“Kush nuk do të shqetësohej? Dëgjojmë shpërthime kudo”, thotë një banor.

Pjesa më e madhe e këtij ishulli është zonë ushtarake. Arsyeja është sepse Koreja e Veriut është shumë pranë, në këtë rast vetëm 5 kilometra nga kamera e Zërit të Amerikës.

Në një ditë të kthjellët shteti përkarshi mund të vërehet lehtësisht. Në këtë zonë të rrezikshme, peshkimi është i vështirë, sidomos tani. Peshkarexhat duhet të largohen menjëherë pasi koreano-veriotët fillojnë të shtënat.

Banorët thonë se kjo ka ndodhur pesë herë këtë vit, çka ka dëmtuar peshkatarët që sigurojnë jetesën nga deti.

Në këtë ishull nuk rrezikohet vetëm mënyra e jetës së banorëve. Shumë prej tyre kanë frikë për sigurinë.

Në vitin 2010, Koreja e Veriut goditi ishullin me 170 predha artilerie, duke vrarë katër persona, përfshirë dy civilë.

Në këtë vend u vra një marins i Koresë së Jugut, shenja e fundit e dukshme e sulmit nga Pheniani. Banorët i thanë Zërit të Amerikës se për dekada me radhë ata jetojnë përballë rrezikut.

“Unë jam e moshuar dhe po më vjen momenti. Por ajo që më shqetëson janë fëmijët e mi”, thotë një e moshuar.

Për banorët në vijën e parë të konfliktit të vjetër, tensionet duken se kanë arritur në pikën më të lartë./VOA

Të fundit

Ben Affleck më në fund zbulon pse është gjithmonë i trishtuar nëpër foto

Shumë prej fotove të tij janë bërë meme për shkak të portretit të trishtë që shpesh Ben Affleck shfaq...

Fier/ Paradë mjetesh bujqësore, festë për grurin në Pojan

E bërë tashmë traditë, është festuar në fshatin Pojan të Fierit, “Festa e Grurit”.  Aktiviteti i cili përkon edhe me korrjen e grurit nga...

Mbi 1 orë e gjysmë në rrugë, dhjetëra mjete bllokohen te Shkalla e Tujanit

Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Qytetarët e...

Zgjedhjet në universitete/ Qëndresa Qytetare: U evidentuan raste të fotografimt të votës

Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin të cilat u zhvilluan për të zgjedhur drejtuesit e rinj. Në...

Kylian Mbappe nuk do të startojë në sfidën ndaj Holandës, francezi vijon rikuperimin

Kylian Mbappé nuk do të startojë sonte, në orën 21:00, në ndeshjen që do të zhvillohet mes Francës dhe Holandës në Kampionatin Evropian. Sulmuesi...

Lajme të tjera

Web TV