“007-at e Putinit”/La Republica ngre alarmin: Në kufijtë e Kosovës duken “Hijet” e Wagner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar shkrime të ndryshme asaj që po ndodh atje mes shqiptarëve dhe serbëve.

Përmes një artikulli të gjatë “La Repubblica” shkruan se pas konfliktit Kosovë-Serbi qëndron Serbia, e cila sipas saj kërkon destabilizimin e rajonit.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Serbi9a po përdor mercenarët e “Wagner’ për të nxitur më shumë konfliktin.

Edhe pse grupi Wagner operon në Republikën e Afrikës Qendrore, duket se qëllimi kryesor i Federatës Ruse është depërtimi përmes “instruktorëve” dhe “007- ave” në veri të Kosovës, aty ku duket se konflikti po nxehet çdo ditë e më shumë.

“Kemi dëshmi se ne protestën e serbëve kundër targave ka elemente rusë”, kështu u shpreh për prestigjiozen La Repubblica ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ashtu sikurse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe Sveçla u shpreh se Rusia po nxit në “flakët” e tensioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në kufirin serbo-kosovar është zbuluar prania e mercenarëve të Grupit Wagner, organizatë mercenare ruse. Sipas ministrit, Kremlini po tenton të depërtojë në zemër të Evropës duke përdorur si urë lidhëse Serbinë, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të armatosur të ish-Jugosllavisë.

“Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë ‘instruktorët’ dhe 007-at”. Qëllimi i tij do të ishte “të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë”.- ” tha Sveclija.

Akuza e rëndë, duket se po nxit një konflikt të ri, aq sa të hershëm të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

 

 

 

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV