Hapen 4.5 km në Tunelin e Llogarasë, Rama: Afron bregun e Jonit me aeroportin e Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit të Tunelit të Llogarasë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka postuar disa foto nga ky projekt që synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

Rama shkruan mes të tjerash se ky projekt do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.

“Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmi”, shkruan Rama.

Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj ndërtimi në vitin 2024. Ky investim kushton afro 140 milionë euro, dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

Ky tunel pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV