Kthimi pas luftës/ Video prekëse: Gjyshja pret në gjunjë nipin e saj ushtar

Ushtarët ukrainas të kthyer në Kherson pas rreth tetë muajsh në frontin e luftës, më në fund kanë takuar familjarët e tyre.

Momentet prekëse që nga rikthimi i tyre vazhdojnë të vërshojnë rrjetet sociale. Në njërën prej tyre shihet një gjyshe teksa “mirëpret” në gjunjë nipin e saj ushtar, i cili nxiton të kalojë me shpejtësi rrugën dhe ta përqafojë.