Spartak Ngjela: Berisha është i dështuar, protestuesit nuk arrinin as te ura e Lanës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë u mbajt në kryeqytet, protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por sipas avkat Spartak Ngjelës, protesta ishte për t’i dhënë mesazh amerikanëve se ka forcë pasi i druhet ekstradimit se është i shpallur ‘non grata’ dhe përballet me akuza të rënda.

Në një intervistë  në Report Tv Ngjela shtoi se numri i protestuesve nuk ishte aq i lartë pasi nuk arrinin as te Ura e Lanës.

Gjithashtu shton se Berisha është i dështuar, por Edi Rama e do. Sipas Ngjelës, kryeministri flet kundër tij vetëm se detyrohet nga ndërkombëtarët.

“Ju mendoni se mund të vijë në pushtet në një vend ku 97% të shqiptarëve janë pro amerikanë? Me 33 mijë vota do vijë? Është i dështur. Nuk e ka hallin te votat. Ai kërkon t’i thojë amerikanëve që ka forcë e të mos shkojë më tutje se i druhet ekstradimit. Të shohim si do të vijojë. Edi Rama vjen me vota të shqiptarëve, jo të amerikanëve. Edi Rama e do Saliun, ju e keni parë. Edhe herën e fundit që foli kundër Saliut, e detyrua ndërkombëtarët se nuk donte.

Ekzistenca e Saliut i jep votat atij, e shkatërroi PD, e ndau në 2 pjesë. Po të kishte ikur që në 2013 do ishte ndryshe historia e Shqipërisë sot në funksion të së djathtës. Ndërkohë protestuesit nuk arrinin as te Ura e Lanës. Kalova aty”, tha Ngjela.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV