Akuzat e forta për sulmin në Stamboll, Greqia i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka përfshirë Greqinë dhe SHBA pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll ditën e djeshme ku humbën jetën 6 persona.

Sipas Protothemës, në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, pas arrestimi të autores dhe bashkëpunëtorëve tëë ngjarjes, ministri u shpreh se nëse nuk do ishin arrestuar ata do të kishin ikur në Greqi “sot”.

Këtyre akuzave, iu është përgjigjur ‘flakë për flakë’ Greqia.

Sipas Protothemës, zëdhënësi i qeverisë greke Giannis Oikonomou deklaroi se qeveria është kundër çdo akti terrorist dhe dënoi sulmin.

“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme”, tha ai në dhe sqaroi se “ vendi ka një front të hapur me çdo manifestim terrorizmi kudo në botë”.

Oikonomou shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për popullin turk dhe qeverinë turke për shpërthimin me gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur, nga të cilët 26 mbeten të shtruar në spital.

Në të njëjtën gjatësi vale ka lëvizur edhe ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos duke sqaruar përmes SKAI-t se “Greqia mbron mirë kufijtë e saj dhe nuk do të pranonte kurrë terroristë në territorin e saj”.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV