Berisha falenderon protestuesit: Beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka falenderuar pjesëmarrësit në protestën 12 nëntorit.

Ai tha se beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist, teksa shtoi se protesta dha një mesazh shprese, besimi dhe fitoreje.

Berisha: Sot jam para jush për të shprehur falenderimet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra mijëra burra, gra, djem dhe vajza nga Tirana, por dhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, derisa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët europianë, derisa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që s’ka ligj as moral me në krye Edi Ramën, derisa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, protesta e 12 nëntorit ishte zenith e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama, në frikën shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht, protestuesit u treguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një shteti të instaluara në Shqipëri, krahas monizmit ekziston edhe një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për ta përmbysur këtë regjim.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV