Çlirimi i Khersonit, Zelensky i “jep zemër” ushtrisë: Fundi i luftës po vjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar ditën e sotme qytetin e çliruar të Khersonit. Ai u prit nga qindra banorë të rikthyer në qytet pas largimit të forcave ruse. Vizita e tij është shoqëruar me shumë emocione, qytetarët nuk i kanë mbajtur dot lotët dhe kjo shihet në pamjet e publikuara nga mediat e huaja.

Me flamuj në krah dhe duke kënduar himnin kombëtar ata i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë liderit, i cili zgjodhi të qëndronte në vend dhe jo të largohej në momentin që nisi lufta rreth 8 muaj më parë. Dhe vetë Zelenskyy u shfaq i emocionuar gjatë kohë që kalonte në qytet nën masa të rrepta sigurie pasi sipas informacioneve nga agjensitë sekrete ka ende ushtarë rusë të fshehur në qytet.

Zelensky, i cili ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë luftës, iu drejtua trupave dhe banorëve lokalë në sheshin qendror të Khersonit dhe u zotua: “Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për vendin tonë.”

Vizita e tij në Kherson vjen disa ditë pasi forcat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti jugor pas muajsh pushtimi. Zelensky falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë dhe tha se dorëzimi i sistemeve raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) nga Shtetet e Bashkuara kishte bërë një ndryshim të madh për Kievin.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV