Iranianët “shpartalluan” sistemin kibernetik, AKSHI hap tender 3.3 mld lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Ndërhyrja e hakërsave iranianë në rrjetin kibernetik Shqiptar, ku qarkullojnë “E-Mailet” dhe dokumentet e zyrtarëve të lartë, solli cënimin e drejtëpërdrejtë të sigurisë kombëtare.

Kjo situatë vuri në dukje dobësinë e sistemit tonë kibernetik.

Pas daljes së listës së targave dhe pagave mujore të çdo shqiptari, situtata u përshkallëzua duke nxjerë dokumente institucionale dhe njëherësh mbylljen e rrjeteve onlinë të shërbimeve publike.

Pak javë më parë, bashkë me portalin qeveritar “E-Albania”, pushoi së funksionuari edhe sistemi i monitorimit kufitar “Tims”.

Pas këtij precedenti të rëndë, ku të gjitha të dhënat personale dhe shtetërore dolën në publik, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila kontrollon sistetimin kibernetik shqiptar, ka nisur me projektin e modernizimit të aparaturave kompjuterike.

“…aktualisht, infrastruktura që është objekt i përmirësimit në këtë projekt, shfaq disa problematika, të cilat duhet të adresohen sa më parë…”-thuhet në dokumentin e AKSHI-t.

Mëson se një shifër prej 3 miliard e 330 milion lekë të vjetra ose 2.8 milion euro, është planifikuar të shpenzohet nga AKSHI, me shpresën e modernizimit të sistemit kibernetik Shqiptar, që tashmë është infektuar nga hakërsat Iranianë.

Grupi Iranian “Homeland Justice” ka “shpartalluar” sistemet kibernetike të qeverisë, ndërsa sipas AKSHI-t objektivi i investimit mbi 3 miliard lekë, është rritja e sigurisë në segmente të ndryshme të infrastrukturës dhe rrjetit qeveritar.

Duke realizuar zëvendësimin e pajisjeve ekzistuese me pajisje të reja, në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara si edhe duke implementuar disa komponentë shtesë në fushën e sigurisë, siç janë zgjidhje “Multi-Factor”, për përdoruesit me privilegje të larta apo specifike.

Procedura tenderuese është hapur ditën e sotme në 15 nëntor dhe kompanitë garuese për fitimin e këtij shërbimi, kanë afat deri në 15 dhjetor 2022.

Lexo edhe :  Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Pas mbarimit të afatit 1 mujor dhe mbylljes së procedurës të shpalljes së fituesit, pritet që në fillim të vitit 2023, AKSHI të fillojë zëvendësimin e sistemit të vjetër me sistemin e ri kibernetik.

Qëllimi i kësaj kontrate është të sigurojë pajisje të reja, moderne dhe me vijueshmëri, në ciklin e jetës duke zëvendësuar pajsjet që janë aktualisht në statusin “End of Life”.

Në këtë mënyrë, thotë AKSHI, do rritet niveli i sigurisë që ofrohet nëpërmjet kodeve të azhornuara, si dhe rritet performaca dhe kapaciteti mbrojtes në perimetrat e sigurisë.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV