Kupa e Botës Katar 2022, ja klubet më të përfaqësuar në botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na ndajnë edhe 5 ditë nga starti i Botërorit dhe tashmë futbollistët kanë lënë klubet e tyre dhe po udhëtojnë drejt Katarit. Kampionatet thuajse janë ndërprerë në të gjithë botën, pasi një pjesë e mirë e klubeve, sidomos në Evropë, janë të detyruar të lejojnë lojtarët të jenë prezentë me përfaqësueset e tyre.

Klubi me më shumë futbollistë në Botërorin e këtij viti është Bayern Munchen me plot 17 të tillë. Shtatë përfaqësojnë Gjermaninë dhe katër Francën, 6 të tjerë në kombëtare të tjera. Pas Bayern është Barcelona me 16 lojtarë në kombëtare të ndryshme, ku 7 përfaqësojnë Spanjën, 2 Francën, 2 Holandën e kështu me radhë.Bayern Munich players criticised for team trip to Ibiza after 3-1 home  defeat by Mainz | Goal.com

Në vend të tretë është Manchester City me 15 futbollistë që luajnë në 7 kombëtare të ndryshme, ku 5 janë tek Anglia. Më pas është Manchester United me 14 lojtarë dhe mbyll top 5 klubi i Real Madrid me 13 futbollistë në kombëtare të ndryshme.

Por vetëm 2 Los Blancos përfaqësojnë Spanjën, ndërsa 3 janë te Brazili dhe po aq te Franca. FIFA do të kompensojë klubet me 10 mijë dollarë në ditë për çdo futbollist që është në Botërorin e Katarit.

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV