Një 23-vjeçare ukrainase, Anastasiia Alashri, është gjetur e vrarë në fshatin Villa Giulia në Itali.
E reja është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa autor i vrasjes së 23-vjeçares dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar egjiptian, i cili është arrestuar në Bolonja.
Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçarja mbërriti në Itali në mars pasi u arratis nga Ukraina pas nisjes së luftës.
Që atëherë ajo punonte në një restorant, por ditën e dielë nuk ishte paraqitur në punë.
Tgcom raporton se dyshohet se Anastasiia, para se të vdiste kishte shkuar te ish-bashkëshorti i saj për të marrë disa rroba, ku ka nisur një sherr i madh që ka përfunduar me vdekjen e të resë. E reja ishte nënë e një djali 3 vjeçar. Ajo ishte e divorcuar dhe donte të fillonte një jetë të re me një partner të ri.