Futbolli në zi/ Ndahet nga jeta arbitri që gjykonte ndeshje në Champions dhe Ligue 1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtari francez Johan Hamel ka ndërruar jetë në stërvitje, pasi pësoi një sulm në tru.

Hamel, një arbitër në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, ishte vetëm 42 vjeç. Ai ndau drejtësinë e një ndeshje së fundmi më 6 nëntor, pasi Lille barazoi me Rennes, ndërsa ishte gjithashtu në detyrë për ndeshjen e Real Madridit ndaj Celticut në “Santiago Bernabeu” më 2 nëntor. Ai kishte qenë gjithashtu në dhomën VAR-in për fitoren e PSG-së ndaj Auxerre në “Parc des Princes” të dielën.

Hamel ishte një nga gjyqtarët elitë të Francës që nga viti 2016, duke drejtuar 135 ndeshje në Ligue 1 dhe 85 në Ligue 2. Ai kishte mbi 300 ndeshje profesionale të drejtuara, duke qenë një arbitër profesionist që nga viti 2011, por pësoi një goditje në tru gjatë stërvitjeve rutinë stërvitore të martën në mbrëmje, njoftoi të mërkurën Unioni i Gjyqtarëve Elitë të Futbollit (SAFE).

Në një deklaratë nga SAFE thuhej: “Arbitrazhi është në zi. Mësojmë për vdekjen e kolegut dhe mikut tonë, Johan Hamel, gjyqtar i Ligue 1, në moshën 42 vjeçare”.

“Familjes, të afërmve dhe miqve të tij, SAFE dhe Arbitrat dërgojnë ngushëllimet e tyre më të thella. Johan, do të na mungosh”.

Kampionët francezë, PSG dhe klubet e shumta i bënë homazhe Hamelit, duke shkruar në rrjetet sociale: “Paris Saint-Germain dërgon ngushëllime për familjen dhe të dashurit e Johan Hamel, si dhe për të gjithë gjyqtarët francezë”.

Lyon shtoi: “Sapo mësuam me trishtim të pamasë vdekjen e Johan Hamel. Olympique Lyonnais dërgon ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë trupën e arbitrave francezë|.

LFP, organi drejtues i futbollit francez, ka njoftuar se nga tani deri në rifillimin e sezonit, do t’i bëhen homazhe në nderim të tij.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV