Goditet nga predhat anija e miliarderit izraelit, transportonte naftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një cisternë nafte e cila raportohet se është në pronësi të një miliarderi izraelit thuhet se është goditur nga një raketë në Detin Arabik pranë Omanit.

Sulmi në anijen e quajtuar ‘Pacific Zircon’ me flamur liberian ndodhi të martën mbrëma, rreth 240 kilometra larg brigjeve të Omanit, ndërsa thuhet se anija operohet nga Eastern Pacific Shipping me bazë në Singapor, një kompani në pronësi të miliarderit Idan Ofer.

Eastern Pacific Shipping tha në një deklaratë se Pacific Zircon kishte qenë duke transportuar naftë kur ishte “goditur nga një predhë”, ndërsa shtuan: Jemi në komunikim me mjetin lundrues dhe nuk ka raportime për lëndime apo ndotje. I gjithë ekuipazhi është i sigurt.

“Ka disa dëmtime të vogla në trupin e anijes, por nuk ka derdhje të ngarkesës ose hyrje të ujit”, deklaroi kompania, ndërsa askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Sulmi i raportuar vjen mes tensioneve të rritura midis Izraelit dhe Iranit, vetëm disa ditë përpara Kupës së Botës në Katar.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV