Mori karton të kuq ndaj Osansunës dhe përçmoi arbitrin, jepet dënimi për Lewandowskin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë dihet dënimi i marrë ndaj Robert Lewandowski dhe Gerard Pique, pas përjashtimit të tyre me kartonë të kuq, në ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Osasuna. Sulmuesi polak është sanksionuar nga Komiteti i Garave me gjithsej 3 ndeshje pezullim; një për kartonin e verdhë të dyfishtë dhe dy për “përçmim ose mospërfillje” të gjyqtarit Gil Manzano, sepse duke shkuar drejt tunelit të dhomës së zhveshjes, ai bëri një gjest duke prekur hundën.

Nga ana e tij, qendërmbrojtësi i Barçës, tashmë i pensionuar, është dënuar me 4 ndeshje për “ofendime verbale dhe qëndrime fyese”, kur doli nga stoli në pjesën e parë për t’u ankuar tek arbitri. Barça do ta apelojë sanksionin në Apel, ajo ka 10 ditë kohë për ta bërë këtë.

Prandaj, Lewandowski do të mungojë në ndeshjet e La Liga-s kundër Espanyol në “Camp Nou” (30 ose 31 dhjetor), ndaj Atlético Madridit në “Wanda Metropolitano” (7 ose 8 janar), si dhe pas Superkupës së Spanjës, gjithashtu duelin në shtëpi kundër Getafe ( 12 janar). Pique, nga ana e tij, tashmë në pension, nuk do të jetë në gjendje ta shlyejë sanksionin.

Një pengesë e rëndë për skuadrën e Xavi Hernandez, që do të luajë në këto ndeshje të rëndësishme të kampionatit, menjëherë pas Botërorit të Katarit, pa sulmuesin kryesor, autor i 40% të golave (13 në La Liga dhe 5 në Champions League) të katalanasve këtë sezon.

Në raportin e arbitrit Gil Manzano shkruhet për polakun: “I përjashtuar me karton të kuq dhe kur po shkonte drejt vijës anësore të fushës, lojtari dy herë bëri një gjest mosmiratimi të vendimit të gjyqtarit, i cili konsiston në vendosjen e gishtit në hundë dhe më pas duke e drejtuar gishtin e madh drejt gjyqtarit. Kur ai ishte gati të largohej nga fusha e lojës, përsëriti gjestin duke shikuar sërish drejt ndihmës arbitrit të parë dhe përballë gjyqtarit të katërt”.

Lexo edhe :  Duka shpall 'non grata' Fidel Yllin!/ FSHF pezullon të gjitha marrëdhëniet me KOKSH

Polaku shpjegoi të nesërmen se ky gjest nuk i drejtohej arbitrit, por trajnerit të tij, Xavi Hernández, pasi disa ditë më parë ata kishin folur për të qenë të kujdesshëm me kartonët. Në lidhje me sanksionin e Piqué, në raportin e arbitrit shkruhet: “Ai u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Pasi mbaroi pjesa e parë, tashmë Brenda tunelit të dhomës së zhveshjes, më është drejtuar me fjalët:

A e ke parë se çfarë këndi na ke dhënë? Ju jeni arbitri që na keni dëmtuar më shumë… Pasi delegati i klubit u informua për përjashtimin e këtij lojtari, ai vazhdoi të përsëriste të njëjtat shprehje të përshkruara në seksionin e përjashtimeve, duke u futur në dhomën e tij të zhveshjes nga personeli i klubit, ndërsa m’u drejtua me fjalët e mëposhtme: Je një turp i ndyrë, bir kur*e”. Vetë Pique, megjithatë, siguroi se këto fjalë nuk ishin shqiptuar nga ai, por nga një bashkëlojtar i tij.

Të fundit

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Tesla ‘bën histori’, vetura udhëton vetë nga fabrika te klienti

Tesla me një arritje të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit. Kompania sapo ka kryer dorëzimin e parë plotësisht autonom të një veture te...

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të...

Lajme të tjera

Web TV