Djali i legjendës Michael Schumacher mbetet pa makinë, skuadra amerikane i jep lamtumirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti gjerman Mick Schumacher ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i marrë prej makinës amerikane Haas, që nuk i rinovoi kontratën. Vendin e tij do ta zërë Nico Hulkenberg. Gjithsesi, djali i 7 herë kampionit të botës nuk heq dorë nga Formula 1 dhe shprehet se do ta rishohim shpejt në pistë.An imminent F1 exit stares at Mick Schumacher after 35-year-old Nico Hulkenberg inches closer to securing Haas seat - The SportsRush

Mick rrëfen gjithçka përmes një komunikate për shtyp, në prag të garës së fundit në Abu Dhabi: “Kjo do të jetë gara ime e fundit me Haas. Nuk dua ta fsheh faktin se kam mbetur i zhgënjyer nga vendimi për të mos rinovuar kontratën mes nesh.

Gjithsesi, dua të falënderoj Haas, F1 dhe Ferrari për mundësinë që më dhanë”.

“Këto vite që kaluam së bashku më kanë ndihmuar të rritur si nga ana teknike ashtu dhe ajo personale. Sidomos në momentet e vështira kam kuptuar se sa shumë e dua këtë sport. Disa herë ka qenë e vështirë, por jam përmirësuar në mënyrë konstante, kam mësuar shumë dhe e di se meritoj një vend në Formula 1. Momentet e vështira të bëjnë më të fortë. Brenda meje digjet zjarri për Formula 1 dhe do të punoj fort për t’u rikthyer”, shkruan Mick Schumacher.

https://twitter.com/SchumacherMick/status/1593107190063435776?s=20&t=1UgnR2u5wZm3Qmxl7qaT3A

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV