Keidi Bare flet për momentin e tensionuar mes tij dhe Marco Verrattit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keidi Bare kishte një moment kacafytje në mesin e ndeshjes me yllin e Italisë, Marco Verratti.

A u ndalur dhe ka folur për këtë moment në SuperSport, duke thënë se gjithçka mbeti aty.

“Janë nerva loje, por i lëmë gjithçka aty. Futbolli nuk është balet dhe pavarësisht asaj që ndodh në fushë, në fund i dhamë dorën njëri-tjetrit, dhe gjithçka mbaroi aty”.

“Italia është shumë e fortë dhe këtë e dimë të gjithë, por sot u ndëshkuam për disa gabime tonat. Megjithatë ekipi dha maksimumin deri në fund, ndonëse nuk ia dolëm. Megjithatë do të vazhdojmë të punojmë, për të bërë sa më mirë”.

“Po, na vjen keq, pasi ata i shfrytëzuan rastet e tyre, ndërsa ne i shpërdoruam. Në futboll fiton ai që shënon më shumë dhe sot këtë e bëri Italia. Duhet të analizojmë gabimet e sotme dhe të përmirësohemi në të ardhmen”, ka thënë Bare.

Të fundit

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Lajme të tjera

Web TV