Tre ditë nga nisja e Botërorit Katar 2022, ja 3 futbollistët më të kërkuar në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht përjashtimit të kombëtares axurre nga Botërori i Katarit, përdoruesit italianë të internetit po e ndjekin me shumë interes atë që po ndodh. Sipas një sondazhi të “Semrush”, protagonistët e Kupës së Botës që zgjojnë më shumë interes janë Cristiano Ronaldo, me një mesatare prej gati 14 milionë kërkimesh në internet; Lionel Messi me 8 milionë dhe në vendin e tretë Neymar, me pak më shumë se 6 milionë hyrje në motorët e kërkimit.

Duhet theksuar se një arsye tjetër e interesimit për Ronaldon dhe Messin është fakti se Botërori i FIFA-s në Katar do të jetë kompeticioni i fundit botëror në të cilin do t’i shohim të dy duke luajtur. Messi, 35 vjeç, ka konfirmuar se ky do të jetë Botërori i fundit, ndërsa Ronaldo, 37 vjeç, tha se “mund të jetë i fundit”.

Deklarata që kanë ngjallur kuriozitet të madh, duke i bërë edhe më të njohur në rrjet dhe shumë më të klikuar se katër vite më parë. Të interesuarit për këtë lloj hulumtimi janë kryesisht meshkuj (67%), të moshës ndërmjet 25 dhe 34 vjeç (30%) dhe 35 e 44 vjeç (21%).

Nëse, nga ana tjetër, marrim në konsideratë ritmin e rritjes së popullaritetit online vitin e fundit, skeptri i shkon brazilianit Casemiro, i cili u rrit me 394%, i ndjekur nga Frenkie de Jong dhe Sadio Mané. Nëse numërojmë 4 vitet e fundit, nga viti 2018 deri në vitin 2022, Pedri shënoi rritjen më të madhe (+47.000 për qind), i ndjekur nga Antony (2.100%).

Të dy ishin shumë pak të njohur në kohën e Botërorit të fundit dhe kërkimet në lidhje me ta ishin afër zeros. Duke marrë në konsideratë vetëm ata që kishin filluar tashmë karrierën e tyre, lojtari me rritjen më të madhe është Harry Maguire, me +1500%, i ndjekur nga Casemiro dhe Robert Lewandowski.

Lexo edhe :  Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Të fundit

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Lajme të tjera

Web TV