Tritan Shehu akuzon grupin e Alibeajt: Të klonuarit e maxhorancës, turp i botës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu ka akuzuar maxhorancën dhe deputetët e grupit të Alibeajt se kanë hequr emrat e tyre nga lista e diskutuesve.

“Ju e lexoni rregulloren si tju vijë për mbarë, e ndryshoni për momentin, hapni arkivat, nxirrni atë që doni. Ne një grup deputetësh kemi paraqitur prej kohësh një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Nuk ka asnjë përgjigje. A ka një precedencë që Kuvendi të mos e marrë në shqyrtim? Nuk ka. Unë ju kërkoj të mbani baraspeshim dhe të bëni drejtësi se pastaj flasim për integrim dhe BE, si mund të flasim për BE dhe integrim kur demokracia është shkatërruar këtu. Kur ju keni frikë të vini gishtin mbi plagët e rajonit tonë siç është gjenocidi serb në Kosovë sepse ata që duan të na mbajnë këtë rajon jashtë BE-së Vuçiç me shokë, detyrojnë këtë parlament të heshtë dhe ku shkojmë kështu. Dhe pastaj hapim një mocion me debat për integrimin europian. Dhe atje ndodh një gjë e shëmtuar shumë nga të tjerë shëmbëlltyra tuajat, të cilët na heqin ne emrat nga grupi parlamentar i PD-së në këtë diskutim. Duke marrë shembullin tuaj, duke u bërë kopja juaj, duke u bërë të klonuarit tuaj na e heqin ne emrin në mënyrë të turpshme, në mënyrë të padrejtë. Kam qenë ministër i Jashtëm dhe të mos kem të drejtë të flas për integrimin. Na është hequr e drejta dhe shumë kolegëve të tjerë. Ky është një turp i botës që bëhet nga këta që kujtojnë se drejtojnë një pjesë të njerëzve këtu që kanë marrë me vete figura dhe pozicione absolutisht surreale. Kështu nuk shkohet në integrim duke shkatërruar rregullore, ju në një anë, këta që janë para meje në anën tjetër. Ju i shkelni si parlament, këta këtu shëmbëlltyrat tuaja i shkelin brenda grupit. Kjo tregon se ka një lidhje të madhe të dy palëve.

Të fundit

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

Lajme të tjera

Web TV