U ftua nga Senegali por nuk ja doli të rikuperohej, Sadio Mane humbet Botërorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencë për shtyp më 17 nëntor, trajneri i Senegalit konfirmoi se Sadio Mane nuk është rikuperuar nga një dëmtim dhe nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës.

Ai do të humbasë turneun në Katar si rezultat i lëndimit, turne që fillon të hënën kundër Holandës, ndeshjeve e vlefshme për Grupin A.

Mane pësoi një dëmtim në këmbë në ndeshjen e fundit të BayernMunich para Kupës së Botës, duke u detyruar të largohej herët në fitorja 6-1 ndaj Werder Bremenit.

Ai ishte në dyshim të madh për turneun si rezultat i lëndimit, ndërsa Bayern Munich i bëri thirrje Senegalit, që ra ruajë lojtarin, pasi shëndeti është mbi të gjitha.

Pavarësisht besimit fillestar nga Federata e Futbollit të Senegalit se 30-vjeçari mund të humbasë vetëm ndeshjet e para dhe mund të luajë më tutje, tani është konfirmuar se ylli më i madh i vendit do të humbasë eventin madhor.

Është një lajm i hidhur për Mane, i cili e drejtori Senegalin drejt lavdisë në Kupën e Kombeve të Afrikës në fillim të vitit 2022.

Mane nuk do të jetë në Katar dhe në vend të kësaj do të shikojë nga kolltuku teksa edhe do të rikuperohet në kohë për rikthim.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV